Kryeministri i Kanadës, Xhastin Trudo, i ka dërguar letër urimi kryeministrit Zoran Zaev, për zgjedhjen e tij për kryeministër, ku ka shprehur se do të ketë bashkëpunim në të ardhmen, deklaroi pres qendra qeveritare, njofton Portalb.mk.

“Jam i sigurt se do të vazhdoni ta udhëhiqni vendin tuaj me nder dhe përgjegjësi në mbështetje të popullit të vendit tuaj, drejt së ardhmes së ndritur me reformat e theksuara, drejt aspiratave evropiane dhe detyrimeve për stabilitet rajonal. Kanada edhe më tej vazhdon me mbështetje të ambicieve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe e presim ditën kur do t’Ju dëshirojmë mirëseardhje në aleancë”, thuhet në letër.

Ai i dëshiron kryeministrit të Maqedonisë të arrijë ta zhvillojë programin qeveritar dhe shpresoi për bashkëpunim për arritje të prioriteteve të përbashkëta.

Loading...