Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar në mënyrë të papritur pjesëmarrjen e SHBA-ve në samitin e caktuar më 12 qershor me Korenë e Veriut.

Vendimi është shpallur pak minuta më parë nga Trump në Tëitter ku shkruan se tani është momenti i papërshtatshëm për të bërë një takim të tillë.

“Ju keni folur për kapacitetet tuaja bërthamore, por tonat janë edhe më të mëdha dhe lus Zotin që të mos krijohet mundësia që të përdoren kurrë”, shkruan Trump në letrën dërguar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Samiti ishte parashikuar të mbahej në Singapor, por deklaratat më të fundit nga zyrtarët e të dyja palëve kanë hedhur në erë edhe atë pak besim që ishte krijuar duke e çuar situatën në gjendjen e mëparshme. /albeu

Loading...