Rajon-Botë

Trump falënderon Rusinë për dëbimin e 755 diplomatëve

trump

Mund të duket si një shaka, por në kulmin e tensioneve mes SHBA-së dhe Rusisë, presidenti Donald Trump bën një deklaratë të pazakontë.

I pyetur nga një gazetar gjatë konferencës për shtyp se si do të reagojë ndaj faktit që Rusia ka dëbuar 755 diplomatë amerikanë, presidenti amerikan tha se falënderon presidentin rus për këtë veprim.

“Ah jo, unë dua të falënderoj presidentin rus, ne kishim në plan t’i shkurtonim. Jam i kënaqur që ka dëbuar një numër të madh njerëzish, tani kemi më pak paga për të dhënë”.

“Nuk ka asnjë arsye që diplomatët amerikanë të kthehen pas në Rusi. I falënderoj rusët që na shkurtuan borderonë. Do të kursejmë shumë para”.

Rusia vendosi dëbimin e 755 diplomatëve amerikanë, duke kërkuar që prania diplomatike amerikane në Rusi të mos i kalojë 455 persona.

Kjo u pa si një shenjë e tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Megjithatë, shumëkush ka pyetur se përse SHBA ka një numër kaq të madh punonjësish të ambasadës në Rusi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top