Trump, Ivanovit: Marrëveshja e Prespës hap rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Marrëveshje e Prespës e hap rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, i shkruan Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump homologut të tij Gjorge Ivanov, për nder të Ditës së Pavarësisë 8 shtatorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia këtë vit ka shumë arsye që të jetë krenare. Marrëveshja historike nga Prespa e zgjidh kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin. SHBA-të janë gatshme që ta mbështesin Maqedoninë, veçanërisht në negociatat e Juaja për anëtarësim në NATO. Qytetarëve të Maqedonisë ju dëshiroj më të mirën në këtë ditë të veçantë”, shkruan Trump në urimin e tij, të publikuara nga ambasada e SHBA-së në Shkup

Loading...