Rajon-Botë

Trump: Ka ardhur koha ta njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

trump
“Ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si kryeqytet i Izraelit”, tha Trump në konferencën për shtyp

 WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si kryeqytet i Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si kryeqytet i Izraelit”, tha Trump në konferencën për shtyp.

Ai theksoi se tashmë ka urdhëruar administratën amerikane që të fillojë përgatitjet që ambasada e SHBA-ve të transferohet në Jerusalem.

“Departamentin e Shtetit e kam urdhëruar që të fillojë përgatitjet me qëllim që ambasada jonë në Tel Aviv të transferohet në Jerusalem”, tha Trump.

Në fund ai shtoi se SHBA-të edhe më tej mbështesin idenë e zgjidhjes me dy shtete.

“SHBA-të edhe më tej mbështesin zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën”, tha presidenti amerikan.

Ai theksoi se SHBA-të ende nuk kanë sjell kurrfarë vendimi lidhur me kufijt për të cilët Izraeli dhe Palestina nuk janë dakorduar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top