Trump ndërhyn në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, refuzon ta quajë McCainin ‘HERO’

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një cicërimë në Tëitter ka përkujtuar senatorin John McCain, mirëpo Ëashington Post, shkruan se ai ka refuzuar që McCain të quhet ‘hero’, transmeton Periskopi.

ËP, duke u thirrur në burime brenda Shtëpisë së Bardhë, raporton se Trump nuk ka lejuar që në deklaratën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, veterani i luftës së Vjetnamit, senatori McCain, të quhet hero.

Por, Trump, përmes një cicërime në rrjetin Tëitter, të cilin ai e stërpërdorë, vetëm ‘ka shprehur simpatinë më të thellë për familjen e politikanit’.

 

Sipas burimeve të gazetës amerikane, kanë qenë Sekretarja e Shtypit në Shtëpine e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders dhe shefi i Stafit, John F.Kelly të cilët janë detyruar të ndërhyjnë në draftin final të deklaratës zyrtare lidhur me vdekjen e senatorit McCain.

Ish zëdhënësi i ekipit të Trump, Mark Corallo ka thënë se reagimi i Trumpit ishte i pavend.

Ai ka thënë se ‘presidenti amerikan duhet të jap më shumë nga vetja, kur bëhet fjalë për vdekjen e një heroi të madh amerikan’./Periskopi/

Loading...