Presidenti amerikan, Donald Trump i ka drejtuar gishtin gazetarit të CNN-it, Jim Acosta dhe i ka thënë “jashtë” gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i shtetit amerikan ishte me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev në momentin kur Acosta e pyeti për deklaratën kundërthënëse lidhur me siç i quajti ai “shtetet e pista”.

Në video dëgjohet fillimisht një zyrtare për media në zyrën e Trumpit duke thënë “Faleminderit. Faleminderit të gjithëve”, duke paralajmëruar se konferenca po mbyllej,

Gazetarin e  CNN-it nuk e penoi kjo për ta pyetursërish Trumpin: Zotëri President a po thoni që të vijnë njerëz nga Norvegja? A po thoni që të vijnë më shumë njerëz nga Norvegjia?”

Kurse,Trump përgjigjet: “Dua të vijnë nga të gjitha vendet”.

“Faleminderit Jim. Është koha për t’u larguar”, dëgjohet duke thënë përsëri zyrtarja për media.

Por Acosta dëgjohet duke ia bërë edhe një pyetje.

“Vetëm vendet kaukaziane ose vendet me njerëz të bardhë, zotëri? Apo doni të thoni që të vijnë njerëz nga vendet tjera të botës, njerëz me ngjyrë?” e pyet Acosta i CNN.

Trumpi pastaj e shikon Acostan dhe ia drejton gishtin duke i thënë: “Jashtë”.

Loading...