Trump shokon botën: Do të tërhiqemi nga Siria! Dikush tjetër le të merret, tani ne duhet të i mbrojmë kufijtë e Amerikës!

Presidenti amerikan Donalt Trump ka bërë të ditur se forcat amerikane shumë shpejtë do të tërhiqen nga Siria, në një mënyrë duket se po deklaron humbjen e shtetit Islamik dhe nevojën për të mbrojtur kufijtë e Shteteve të Bashkuara.

“Shumë shpejtë do të tërhiqemi nga Siria. Dikush tjetër le të rregulloj këtë punë”, ka thënën Trump në një tubim në Richfield në Ohio.

Në fushën e luftës siriane, me përjashtim të forcave të fuqishme amerikane, duke përjashtuar trupat e koalicionit të NATO-s, vetëm Rusia pa mëshirë po bombardon terroristët e shtetit islamik.

Në të gjitha gjasat, xhihadistët do të lehtësohen sepse amerikanët po i lënë ata.

SHBA deri tani ka shpenzuar 3 miliard dollarë në Lindjen e Mesme, ndërsa në të njëjtën kohë nuk kanë para për të ndërtuar një shkollë në Ohio, kishte cekur presidenti.

“Ne ndërtojmë shkollë, ata e rrëzojnë, ne po e renevojmë, ata po e hedhin në ajër”, tha Trump, duke folur për ngjarjet në Lindjen e Mesme.

Ai gjithashtu foli për murin në kufirin e Veriut dhe Koresë së Jugut, të cilin e ruajnë 32.000 ushtarë.

“Kufiri i SHBA-ve me Meksikën nuk është aq i ruajtur, a nuk është gabim?”, shtoi ai.

“Ne ishim atje për një arsye, për të hequr qafe shtetin islamik dhe për t’u kthyer në shtëpi. Nuk kishte asnjë arsye tjetër dhe ne kemi arritur në masë të madhe qëllimin tonë,” shtoi ai.

Megjithatë, këto fjalë Tramp nuk pajtohen me deklaratën e mëparshme të Tapper, tani ish-Sekretari i Shtetit, i cili në janar tha se SHBA ka në plan të rritë pjesëmarrjen e saj në Siri për të frymëzuar një ndryshim paqësor të qeverisë.

Loading...