Prokurori kompetent publik nga Prokuroria publike e Gostivarit pas mbikëqyrjes së kryer në vrasjen e trefishtë të familjes tre anëtarësh- burrë, grua dhe vajza e tyre 14 vjeçare ka urdhëruar që trupat të jepen për obduksion.

Siç kanë njoftuar nga Prokuroria publike e RM-së është dhënë urdhër edhe për ekspertizë të të gjitha gjurmëve dhe provave materiale të gjetur në vendin e ngjarjes në shtëpinë e familjes në Dibër që sipas informatave të para është kryer vrasje.

Janë marrë edhe doreza parafinë dhe është kryer bastisje në shtëpitë e disa personave me të cilët viktima gjatë periudhës së fundit më intensivisht ka komunikuar.

Në mënyrë detajore do të dëgjohen të gjithë personat që kanë njohur viktimat dhe të cilët do të mund të ndihmonin në zbardhjen e rastit.

Loading...