Trupi ad-hoc ka caktuar padi penale për gjashtë televizione

Komisioni i Përkohshëm për monitorimin e mediave sot vendosi për fillimin e procedurave gjyqësore, gjegjësisht shtatë shkeljeve për kundërvajtje për gjashtë televizione, sepse nuk i kanë respektuar rregullat për reklamimin e partive politike.

Dy akuza lidhen me TV Nova, nga një për TV21, Ultra, Nasha TV, Telma dhe për Alfa.

Në të dy rastet televizionet kanë emetuar reklama të paguara politike përgjatë edicionit të lajmeve, ndërsa në raste të tjera është tejkaluar koha për reklamim politik që është i kufizuar me ligj.

Trupi ad-hoc të premten nuk ka arritur të rishikojë raportin e javës së kaluar e cilin kishte propozim për tri akuza për kundërvajtje për shkak se anëtarët e OBRM-PDUKM-së, Cvetin Çilimanov dhe Slagjana Dimishkova nuk ishin në takim.

Edhe pse trupi ad-hoc ka ngritur një numër të madh të kërkesave për procedurë për kundërvajtje, Gjykata për kundërvajtje nuk ka shqiptuar asnjë gjobë me para. Seancat për këto raste, ose nuk janë planifikuar, ose përsëri do të shtyhen.

Loading...