Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi sot është përgjigjur në pyetjen e parashtruar nga gazetarët nëse do të jetë pasardhëse e Ali Ahmetit, nëse ai vërtetë tërhiqet nga pozita e liderit pas anëtarësimittë Maqedonisë në NATO, siç deklaroi para disa viteve.
“BDI është parti demokratike. Ne akoma nuk kemi caktuar Kongresin e partisë. Ne gjithsesi që mbështesim politikat e kryetarit Ali Ahmeti nën udhëheqjen e të cilit ne arritëm të bëhemi pjesë e NATO-së.
Proceset tjera janë demokratike. Mendoj që ka kohë dhe mund të diskutohen këto çështje pasi të përfundohen këto procese.”, ka thënë Arifi.

Loading...