Thaçi: Implementimi i marrëveshjes me Greqinë, interes strategjik edhe për shqiptarët

Duke folur gjate nje takimi me qytetaret e Gostivarit dhe Negotines, kreu i PDSH-se Menduh Thaçi, nder te tjera ka thene se implementimi i plotë i marrëveshjes me Greqinë lidhur me emrin e Maqedonise, është me interes strategjik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për qytetarët tjerë, njofton Gazeta “Lajm” & Lajm.TV.
Në këtë takim Kryetari i PDSH-së ka folur për situatën aktuale politike me theks të veçantë për rëndësinë e zhbllokimit të proceseve integruese dhe implementimin e plotë të marrëveshjes me Greqinë, që është me interes strategjik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për qytetarët tjerë.Zoti Thaçi gjithashtu bashkëbisedoi me strukturat partiake për veprimet e mëtutjeshme, si dhe për aderimet e anëtarëve të ri me qëllim të forcimit të strukturave të saja.

Loading...