Turistët nga Maqedonia: Policia e Shqipërisë sivjet po sillet shumë keq ndaj nesh

Turistët nga Maqedonia ankohen se policia e Shqipërisë këtë vit po sillet mjaft keq ndaj tyre. Për dallim prej viteve tjera, ata thonë se po vërehet arrogancë e shtuar e policisë, si dhe tendencë për t’i dënuar me çdo kusht. Përvojën e tij jo të mirë e tregon një turist nga Kumanova. Ai ka mbetur i habitur kur policia e Lezhës e ka dënuar për gabim të cilin thotë që nuk e ka bë. Edhe pse ka pranuar ta paguajë gjobën, këtu nuk ka përfunduar problemi i tij.
“Nuk desha të bëj shumë zhurmë. Edhe pse sha mjaft i sigurt që nuk bëra gabim, pranova ta paguaj gjobën. Mirëpo më së tepërmi u habita kur polici nuk ma ktheu lejen e vozitjes dhe më tha ta vazhdoj rrugën pa patent shoferi. Me tha se duhet te shkoj tjeter dite ta marr lejen ne komunen e Lezhes”, rrëfen kumanovari për ngjarjen që i ka ndodhur deri sa ka udhëtuar për në Golem.

Loading...