Një prind në Turqi ka shokuar duke lidhur vajzën e tij në pjesën e pasme të fugonit. Sipas “Hurriyet”, videoja është regjistruar në Cankiri Yayalakent dhe është bërë menjëherë virale, duke çuar në hetime policore babain abuzues. Pas hetimeve u zbulua se femra e lidhur prapa makinës ishte vajza e shoferit të fugonit. Babai i vajzës u arrestua. Ende nuk dihen arsyet pse ai kishte lidhur vajzën pas fugonit.

Loading...