Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve mbrëmë në qytetin Bursa të Turqisë u organizua një eviniment nga ana e prefekturës së Bursës dhe Administrata e Migracionit. Evinimenti u mbajt në Qendrën Kulturore dhe të Kongresit Merinos Ataturk ku morën pjesë emigrantët mysafirë nga 25 kombësi të ndryshme.

Zëvendësprefekti i Bursës Selami Aydin në fjalimin e tij në këtë eviniment tha se që nga viti 2000 çdo 18 dhjetor festohet si ditë e përkushtuar nga ana e OKB-së për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve që përjetuan emigrantët.

Ai tha Anadolli gjatë gjithë historisë së njerëzimit ka qenë skenë e migrimeve. Sipas tij, tokat e Turqisë janë toka të cilave asnjëherë nuk u ka munguar migrimi. Aydin theksoi se toka e Anadollit është qendra e botës, ku gjithmonë është kërkuar që të dominojë atë të fortit dhe shtetet e fuqishme kanë dëshiruar të kenë një rol në këtë rajon.

“Ka një çmim të rëndë për të jetuar në këto toka. Duke jetuar në këto toka duhet të jemi në përputhje me marrëdhëniet me mjedisin, nuk mundemi të mbetemi të pandjeshëm ndaj problemeve në mjedisin tonë. Republika e Turqisë për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike me Lindjen e Mesme është duke pranuar migrim intensiv për shkak të konflikteve që ndodhin në shtetet fqinje. Ne i kemi hapur zemrat duke thënë se ‘si mund t’iu ndihmojmë?’ vëllezërve tanë që do të vijnë, jo duke i mbyllur dyert dhe të mos pasqyrohen këto probleme tek ne. Në kuadër të kësaj rreth 2 milionë vëllezër sirianë jetojnë në vendin tonë”, tha Aydin.

Pas fjalimeve, tre emigrantë nga Indonezia kënduan këngën popullore turke “Uzun ince bir yoldayım” dhe këngën “See You Again”. Më pas në skenë dolën emigrantë shqiptarë, të cilët performuan valle popullore. Nga ana tjetër, pas evenimentit, çdo shtet në kabinën e vet, prezantoi ushqimet lokale dhe suveniret./TRT

Loading...