Disa anëtarë të spikatur të shoqatës së mjekëve, të cilët publikisht kritikuan ofensivën ushtarake turke në enklavën kurde Afrin në Siri, u arrestuan sot.
Njoftohet se kreu i shoqërisë mjekësore të Turqisë dhe shtatë persona të tjerë u arrestuan për shkelje të ligjeve antiterroriste turke dhe se arrestimet u bënë kundër 11 anëtarëve të shoqatës. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar anëtarët e shoqatës se janë “përkrahës të terroristëve” dhe qeveria ka goditur këdo që kritikon ofensivën. Gjatë javës së kaluar, 311 persona janë arrestuar për dyshimin e “propagandës terroriste” përmes botimeve kritike të intonuara në rrjetet sociale.

Loading...