Turqia ka kapacitet për të hapur dhe mbyllur të gjithë kapitujt e BE-së brenda gjashtë muajve nëse kryhen negociata parimore, ka deklaruar të dielën zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, Omer Celik.

“Ndalimi i hapjes së kapitujve (në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian) është një shenjë e mungesës së vetëbesimit”, tha Omer Çelik duke folur për gazetarët pas takimit konsultativ të AK Partisë në Ankara.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987, ndërsa bisedimet e aderimit filluan në 2005-n.

Për të fituar anëtarësimin, Turqia duhet të përfundojë me sukses negociatat mbi 35 kapituj politikë që përfshijnë reforma dhe miratimin e standardeve evropiane. Që nga maji i vitit 2016, janë hapur gjithsej 16 kapituj dhe është mbyllur vetëm njëri prej tyre.

Në dhjetor 2016, blloku 28-anëtarësh bëri me dije se nuk do të hapen kapituj të rinj për Turqinë./Pacensure

Loading...