Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kanë thënë se Turqia nuk do të respektojë sanksionet amerikane në naftën iraniane dhe industrinë e transportit, kur lehtësira e siguruar nga Uashingtoni të skadojë pas gjashtë muajve.

“Këta janë hapa që synojnë të destabilizojnë botën. Ne nuk duam të jetojmë në një botë imperialiste”, ka thënë Erdogan para gazetarëve në Ankara më 6 nëntor.

“Ne nuk do të zbatojmë këto sanksione. Ne blejmë 10 milionë metra kubë të gazit natyror. Ne nuk mund të lejojmë që njerëzit të kenë të ftohtë gjatë motit të ligë”, ka thënë ai.

Uashingtoni ka rivendosur sanksionet kundër Iranit më 5 nëntor, pasi është larguar nga pakti i vitit 2015 që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Irani premton “shkeljen” e sanksioneve të SHBA-së

Erdogan ka thënë se do të diskutojë për këtë çështje kur të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në një samit që do të shënojë përvjetorin e 100-të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Turqia ka qenë vetëm një nga konsumatorët më të mëdhenj të naftës iraniane, e cila është përjashtuar gjashtë muaj nga sanksionet amerikane.

Turqia, shtet anëtar i NATO-s, që varet shumë nga importet për të siguruar energjinë e nevojshme, ka pasur cak Iranin për blerje të sasive të mëdha të naftës dhe gazit natyror.

Duke folur në Japoni më 6 nëntor, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se izolimi i Iranit do të ishte i rrezikshëm dhe se nuk është e lehtë për shtetet si Turqia apo Japonia të gjejnë furnizues tjetër për nevojat e tyre.

Mirëpo Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të godasin ekonominë e Iranit me sanksione me qëllim të detyrimit të Teheranit për të ndalur aktivitetet bërthamore dhe mbështetjen për grupet militante në Siri, Jemen dhe Liban.

Loading...