Tusk: Nuk ka stabilitet në Europë pa Ballkanin

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov zhvilluan një takim kokë më kokë në kuadër të Procesit të Brdo-Brionit që u zhvillua dje në Shkup.

Tusk falenderoi Borisov për përgatitjet e samitit BE-BP që do të zhvillohet më 17 maj në Sofje.

“Nuk e prisja që presidenti i Këshillit Europian do të zhvillonte një tur në Ballkan për të krijuar një ide më të qartë. Unë e di që kjo është e lodhshme, por në këtë mënyrë ju mund të krijoni një panoramë më të plotë. Ne mund t’i përcjellim Këshillit Europian qasjen e madhe të këtij rajoni drejt perspektivës europiane”, tha Borisov.

Loading...