Maqedoni

“Tvrdokorni” sot në protesta, kërkojnë t’i merret mandati Zoran Zaevit

4

Shoqata “Tvrdokorni” këtë mëngjes ka bërë thirrje për protesta, të cilat do të mbahen para vilës së presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Ata kërkojnë marrjen e mandatit nga kryeministri Zoran Zaev.
Marshi protestues do të fillojë në orën 17:00 para zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian në bulevardin “Kirili dhe Metodi”, ku “Tvrdokorni” do t’i drejtohen BE-së dhe NATO-s me 12 kërkesa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit më pas do të vazhdojnë në rrugën “Vodnjanska” deri tek vila e presidentit, ku edhe atij do t’ia dorëzojnë kërkesat e tyre.

Organizatorë të protestave janë shoqata qytetare “Rilindja”, Këshilli mbarëmaqedonas “Makedonium”, “Tvrdokorni”, Lëvizja për vlera civile dhe Rruga e vetme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top