Sfida e madhe e peshave të rënda në boks mes kampionity të botës, amerikanit Deontay Wilder dhe britanikut Tyson Furry rrezikon të mos zhvillohet. Dhe shkaktar për këtë do të jetë Fury, ish-kampion bote. Arsyeja është se boksieri britanik nuk ka licensë për të dueluar në Amerikë, në Las Vegas apo Nju Jork, dy “kryeqytetet amerikane të boksit”.

Për të patur mundësi që të duelojë ndaj Wilder, boksieri britanik duhet të nisë procedurat për aplikim për licensë dhe më pas ato të miratohen nga Komisionet e Sportit në shtetet përkatëse (varet se ku do të zhvillohet dueli). Ndaj Fury duhet të nxitojë që kjo pengesë burokratike të mos pengojë zhvillimin e duelit të vlefshëm për titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë.

Wilder dhe Fury kanë rënë dakord që të përballen mes tyre në nëntor të këtij viti në Amerikë, me britanikun që u shpreh i gatshëm të duelojë në shtëpinë e kampionit actual të botës, që do të mbrojë para fansave të tij titullin. Por si në Nju Jork ashtu dhe në Las Vegas konfirmojnë se Fury nuk ka licensë për të boksuar. Fury ka dueluar vetëm një herë në Amerikë, në vitin 2013, kur mundi me KO Steve Cunningham në Nju Jork.

Loading...