Tzanakopoulos: Marrëveshja e Prespës është simbol i miqësisë së popujve

Marrëveshja e Prespës është i një historie të veçantë, simbol i miqësisë së popujve dhe tërësisht e ndryshon pamjen e Ballkanit, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër paresor, Dimitris Tzanakopoulos në intervistë për radion greke “247”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se në Qeveria, për shkak të paralajmërimit të protestave për të shtunën në Selanik dhe eventualisht një masivitet i madh, do të mund ta rishikonte marrëveshjen, Tzanakopoulos tha se Qeveria i dëgjon dhe i respekton papajtueshmëritë, reagimet “por nuk ekziston asnjëfarë mundësie, të çfarëdo gjendje që të ndryshohen vendimet e mara”.

“Mendoj se marrëveshja me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë është i karakterit historik, simbol i miqësisë së popujve dhe mënyrës se si duhet të zgjidhen kontestet bilaterale dhe ndërkombëtar. Mendoj se më shumë njerëz, siç po kalon koha, e kuptojnë këtë veçori të marrëveshjes”, tha Tzanakopoulos.

Siç njofton agjencia e lajmeve AIM nga Athina, zëdhënësi i Qeverisë greke shprehu bindje se marrëveshja do të marr mbështetjen e shumicës parlamentare në Kuvendin grek.

Loading...