Doli nga shtypi numri më i ri i revistës periodike të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare “SCUPI”-11, i cili i kushtohet shqiptares nga Shkupi – Nënë Tereza. Kjo revistë përmban punimet e konferencës shkencore të mbajtur më datën 26 gusht të vitit 2015 në ITSHKSH-Shkup, në të cilën për herë të parë hapur dhe në mënyrë të argumentuar u trajtua universiliateti, por edhe përkatësia identitare etnike e Nënë Terezës, shqiptares nga Shkupi. Në këtë revistë theksi vihet tek ideja se Nënë Tereza nuk e ka vlerën e saj pa Gonxhe Bojaxhiun dhe anasjelltas, ndërsa është botuar edhe propozimi i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare-Shkup, që në vend të përmendores për nder të kësaj figure të ndërtohet shtëpia autentike e Nënë Terezës.

Në revistë janë publikuar punimet si vijon:

-DR. DON LUSH GJERGJI: FUQIA E FESË DHE FRYMËZIMI I DASHURISË – NËNA TEREZE

-SKENDER ASANI: PRONËSIA E SHTËPISË SË GONXHE BOJAXHIUT (NËNË TEREZËS) − DËSHMI PËR SHQIPTARËSINË E SHESHIT TË SHKUPIT (DOKUMENT)

-PROF. DR. NEBI DERVISHI: NËNË TEREZA – NOBELISTJA SHQIPTARE NGA SHKUPI (ME RASTIN E 105 VJETORIT TË LINDJES – 26 GUSHT 1910 – 2015)

-DR. SEFER TAHIRI: TENDENCAT PËR ZVETËNIMIN E IDENTITETIT ETNIK SHQIPTAR TË GONXHE BOJAXHIUT

-FADIL CURRI: PSE PO STRUKET HISTORIA SHQIPTARE E SHKUPIT?

-DON VIKTOR SOPI: NËNË TEREZA NË VIZIONIN E PERSONALITETEVE BOTËRORE.

Loading...