U fut në fushë duke thyer rregulloren, Ramos rrezikon pezullimin nga UEFA

Lideri i mbrojtjes madrilene, Serxhi Ramos, mungoi ndeshjen e djeshme dhe e ndoqi sfidën nga tribuna. Gjërat nuk shkuan ashtu siç ai e kishte menduar, dhe Juventusi bëri mrekullinë duke shënuar 3 gola në portën e spanjollëve.

Ramos

32-vjeçari nuk iu besoi syve që skuadra e tij ishte në disavantazhin e  3 golave dhe u largua nga tribuna duke zbritur në fushën e lojës. Mbrojtësi i theu të gjitha rregullat dhe e ndoqi ndeshjen në hyre te korridorit për në dhomat e zhveshjes. Ramos rrezikon dënimin nga UEFA-a në qoftë se zyrtarët e ndeshjes e raportojnë këtë si shkelje.

Best captain in the world @SergioRamos ♥️ pic.twitter.com/dhFAVoR2so

— Sergio Ramos fans (@Sr4Kurdish) April 11, 2018

Loading...