U fyen shqiptarët në ilinden, ja sqarimi që vjen nga zyra e Ivanovit

Nga kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov sonte kanë lëshuar një kumtesë se ju vjen keq për incidentin në Krushevë por se ai incident nuk është shkaktuar nga fjalimi dhe mesazhi i presidentit.

“Presidenti i vendit asnjëherë nuk ka përkrahur incidente dhe gjuhë të urrejtjes. Na vjen keq që delagacioni qeveritarë është fishkëlluar me rastin e shënimit të festës së Ilindenit në Krushevë por mendojmë që në asnjë moment ky incident nuk është shkaktuar nga mesazhet e drejtuara prej presidentit Ivanov”, thuhet kështu nga kabineti i presidentit.

Nga atje rekomandojnë që qeveria duhet të mendojë vet se pse populli ka reaguar kështu ndaj përfaqësuesve qeveritarë dhe se ajo duhet të merr përgjegjësi sepse populli është i ndarë dhe shpërndanë gjuhë të urrejtjes.

Loading...