Nëntë muaj burg ka vendosur Gjykata e Anglisë për një shqiptar i cili u kap me drogë në makinë. 33-vjeçari Shkëlqim Meta, nën rolin e korrierit, u kap pa patent dhe pa sigurim të automjetit me të cilin lëvizte, raporton BW.

Meta u arrestua më 2 shtator nga policia e “North Yorkshire”. Autoritetet angleze gjetën në makinën që drejtohej nga shqiptari 7.32 kg kanabis. Mediat britanike shkruajnë se nëse shitej me doza të vogla vlerësohet se do të gjeneronte rreth 70.000 paund.

Loading...