U nda nga jeta profesori shkupjan, Faredin Miftari

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë Faredin Miftari, ish profesor i Mbrojtjes në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup.

Miftari tërë jetën e tij ia ka kushtuar dijes të cilën në asnjë moment nuk ka hezituar t’ua përcjellë nxënësve të tij.

Faredin Miftarin, gjeneratat të cilat patën fat ta kenë profesorë do ta mbajnë mend si një njeri të afërt me nxënësit, për raportet e tija të veçanta që krijonte me ta dhe para së gjithash sinqeritetin e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 28.06.2018, në orën 13.00, në varrezat e reja të fshatit Bllacë.

I ndjeri ka qenë edhe drejtor i Shkollës Fillore “Liria” në Shkup, zv/drejtor i Burgut të Shutkës si dhe koreograf në ansamblin “Ibe Palikuqi” dhe “Emin Duraku” në Shkup.

Stafi i MEDIAL, me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së profesorit të ndjerë, Faredin Miftari.

Loading...