Kohëve të fundit është përfolur shumë për ‘ndarjen’ e këngëtarit Besart Halimi nga bashkëshortja, me të cilën ka edhe një vjazë.

Për këto dyshime as Besarti e as bashkëshortja e tij Jana, nuk thanë asgjë. Por, këto dilema për fansat e Besartit, janë rritur më shumë në momentin kur  çifti i njohur edhe larguan njëri tjetrin nga rrjetet sociale, shkrun rtv21.tv

Por, këto dilema vet Besarti i hodhi poshtë me publikimin e një fotografie në Instagram, i cili shfaqet pranë Janës teksa është duke e puthur atë në faqe.

“Dashuria ime, lumturia ime”, ka qenë mbishkrimi i Besartit poshtë fotografisë së publikuar në Instagram. Ku në mesin e shumë ndjekësve dyshja tani kanë rikthyer edhe njëri tjetrin.

Lidhja e Besarti me Janën me martesë është kurorëzuar para dy vitesh, dhe së bashku e kanë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin, Kaia.

Loading...