U promovua libri i 14 i luftëtares dhe gazetares Rajmonda Maleçka

Në fshatin Blliçe të Peshkopisë, fshat që është bartës i titullit “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ishte nikoqir i shumë mysafirëve, dashamir të fjalës së shkruar dhe miq e shokë të luftëtares, publicists, poetes, shkrimatres e gazetares Rajmonda Maleçka, në promovimin e librit të saj të 14, me titull “Një President në Blliçe”.

Ky libër i shkruar në një formë reportazhi që kalon nëpër kohëra të ndryshme të historisë së personazheve, fshatit dhe të shqiptarëve në përgjithësi, i ndarë në 26 kapituj, ka mbledhë edhe një mori fotografi si dëshmi të kohës, që e plotëson vetë përmbajtjen e librit.

Për librin dhe për autoren, e cila për veprimtarinë e vet në rrafshin kombëtar është nderuar nga Bashkia e Peshkopisë me titullin “Qytetare Nderi e Peshkopisë”, u thanë fjalë të mira, duke potencuar se autorja Rajmonda Maleçka,  ua ka bërë borxh kudo shqiptarëve, duke u përballur me të gjitha sfidat në momente të caktuara historike.

Vlen të theksohet se në këtë promovim të librit të Rajmonda Maleçkës, ishte i pranishëm edhe Bardhyl Llagami, babai i Skerdilaid Llagamit, “Komandant Shpendit”.

Promovimin e librit reportazh “Një President në Blliçe” u shfaq edhe një program kulturor, në të cilin morën pjesë rapsod vendas, poeti nga Kosova, Lan Çuçalla, regjisori Dibran Fylli që ishte edhe moderator i promovimit dhe artisti Pajazit Murtishi nga Struga, me banim në SHBA.

Autorja e librit, Rajmonda Maleçka, gazetare e shumë gazetave dhe mediumeve institucionale në Kosovë, aktiviste e çështjes kombetare, në Shqipëri-Kosovë, Lugina e Preshevës dhe trevat shqiptare nën-Maqedoni, bashkëpunëtore e mediave shqiptare në të gjithë këtë hapësirë gjeografike shqiptare, luftëtare e UÇK-së, bashkë me babin Bujar Maleçka dhe e arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Shkupit së bashku me babain e vet Bujar Maleçka me nga 5 vjet burg, me akuzën për “Terrorizëm dhe veprimtari armiqësore ndaj Maqedonisë”.

Rajmonda Maleçka dhe babai i saj, të dy gazetar, janë arrestuar në afërsi të Gostivarit më 4 prill të vitit 2005, me akuzën se gjoja pregatitë vepër penale kundër rendit Kushtetues të Maqednisë, që akuza e ndëridhte me ngjarjet që kishin ndodhur në Kondovë.

Më 12 maj të vitit 2005, Gjykata Themelore në Shkup, Rajmonda Maleçës dhe babait të saj Bujar Maleçka, u shqiptoi dënim me burg në kohëzzgjatje me  nga 5 vjet, por Gjykata nuk e dëshmoi me prova material dhe faktike akuzën që rëndonte mbi gazetarët shqiptar, babë e bijë, Bujar dhe Rajmonda Maleçka dhe me procedurë urgjente u shqiptoi dënimet.

Për ate se Rajmonda dhe Bujar Maleçka janë dënuar të pafajshëm, asokohe janë shprehur edhe vetë avokatët Numan Lumani dhe Elenko Millankov, të cilët kanë pohuar se Gjykata nuk e dëshmoi akuzën dhe nëse vazhdon kjo praktikë e burgosjeve të gazetarëve dhe fotoreporterëve për ngjarjet e Kondovës, Maqedonia duhet ti mbushë burgjet me gazetar dhe fotoreporter.

Pas plot një viti qëndrimi në qelitë e burgut, Rajmonda Maleçka, bashkë me babain Bujar Maleçka, lirohen nga vuajtja e dënimit të shqiptuar, dhe deportohen nga Maqedonia duke ua ndaluar në afat të pacaktuar hyrjen në Maqedoni.

Nga Mehmet Latifi

Loading...