Një burrë ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale në Tiranë pasi është rrëzuar duke lyer shkallët e pallatit.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Hysni Gërbolli”. 65-vjeçari po lyente shkallët e pallatit dhe është rrëzuar në tokë.

Pasi është dërguar menjëherë në spital, pavarësisht trajtimit atje ka gjetur vdekjen.

Më datë 04.07.2018, në rrugën “Hysni Gërbolli”, shtetasi I.B., vjeç 65, banues në Tiranë, duke lyer shkallët e pallatit, aksidentalisht është rrëzuar në tokë, duke u dëmtuar dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

(e.f/BalkanWeb)

 

 

Loading...