Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re.
E për Violetë Kukaj është thënë se është mbuluar duke iu dedikuar fesë Islame, madje u theksua që e ka lënë muzikën, shkruan lajmi.net
Por, sonte, këngëtarja ka habitur me prezencën e saj në ‘Epopenë e UÇK-së’, në natën e fundit përmbyllëse ‘Nata e Zjarrëve’.
Këngëtarja ishte veshur me ngjyrat Kuq e Zi, në kokë kishte një kapelë me emblemën e UÇK-së dhe këndoi hitin e saj ‘Ai është i gjallë’ dedikuar Adem Jasharit.
Pra, Violeta as nuk është mbuluar e as nuk e ka lënë muzikën./Lajmi.net/
Loading...