Për vite me radhë Kallashi ishte një nga femrat më të komentuara të showbizit. Valltarja dhe këngëtarja ishte shumë aktive me këngë e videoklipe dhe postime në rrjete sociale me të cilat tërhiqte shumë vëmendjen.

Vitin e kaluar Kallashi deklaroi se do hiqte dorë nga kërcimi dhe se nuk do shfaqej më në emisione. Herën e fundit kur ajo u shfaq në ekran ishte vjet në “Xing me Ermalin”.

Kallashi aktualisht jeton në Zvicër, por prej kohësh nuk është treguar më aktive në rrjete sociale dhe pak dihej për të.

Megjithatë ajo është rikthyer dhe ka habitur me postimet e fundit duke u shfaqur në foto sa më normale, ndryshe nga sa ndodhte dikur me pozat provokuese.

Edhe në veshje këngëtarja nuk shfaqet aspak e ekzagjeruar dhe madje shihet me golf dhe një copë atllas të gjatë si për të mos i ekspozuar shumë format.

Loading...