Seleksionuesi i Maqedonisë U21, Dobrinko Ilievski ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet rradhës me Rusinë (12 tetor) dhe Gjibraltarin (16 tetor) në kuadër të eliminatoreve për KE të vitit 2019.

Në listën e seleksionuesit Ilievski gjenden 20 futbollistë. Në listë nuk gjenden Fazllagiq dhe Çurlinov që janë lënë në shërbim të përfaqësueses U19 për ndeshjet kualifikuese për KE. Në listë emra të rinj janë: Agron Rufati, Oliver Stojmenovski, Kristijan Trajçevski, Kristijan Trapanovski dhe Ennur Totre.

 

Loading...