UÇK e Kosovës po distancohet nga BDI-ja, po afrohet me Lëvizjen

Strukturat e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjithnjë e më tepër po distancohen nga BDI-ja dhe po afrohen me Lëvizjen Besa. Këtë e dëshmon edhe takimi i javës së kaluar mes kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me udhëheqësinë e partisë Nisma për Kosovën, e cila udhëhiqet nga përfaqësuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Haxhi Shala dhe figura tjera. Në takimin e zhvilluar ata kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë e Maqedoni. Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për suksesin që kanë arritur në zgjedhjet e fundit në Maqedoni.

Loading...