UDBA nuk ka vdekur është akoma gjallë

Ejup Berisha
Ejup Berisha

EJUP BERISHA

Asnjëher se kam menduar se fryma dhe dora e zezë UDB-ës famkeqe do të vazhdojnë të jenë prezente akoma në rajonin tonë edhe pas 28 vitesh nga ndryshimi i sistemit shoqëror e politik këtu te ne. Apo asnjëher nuk më ka shkuar ndërmend që kjo organizatë e keqe informative Jugosllave do të vazhdojë të na shqetësojë në jetë apo më pak kamë besuar se e njëjta do arrijë të na hakmerret dhe të na ngaçmoj edhe pas shpërbërjes së saj. Jemi mashtruar nuk jemi liruar akoma nga ky shërbim famkeq që ua ka nxirë jetët të parëve tanë atëher por që edhe sot e kësaj dite vazhdon duke na e nxirë jetën edhe neve. Keqtrajtimet vuajtjet dhe persekutimet ishin dhe janë nga më të shumtat, tepër të rënda dhe nga më të ndryshmet. I pari që i ka përjetuar këto në familjen time ishte xhaxhai i im Sadiku.Të mos keqkuptohemi ky pra nuk ishte as i pari e as i fundit i kombit shqiptar që ka përjetuar tmerret e UDB-ës por thashë se ka qenë viktima e parë nga familja jonë të cilin pamëshirshëm e ka keqtrajtuar UDB-a. Xhaxhin Sadik kjo organizatë pjellë e djallit e kishte rrahur dhe keqtrajtuar brutalisht fizikisht por të njëjtin dhe e kishte torturuar psiqikisht për nje javë të tërë rrjesht duke i kërkuar qe ta dorëzonte një armë qe se kishte poseduar kurrë ai në akcionin e njohur të armëve që ishte realizuar në vitin 1958. Un nuk mund të flas në emër të Xhaxhit Sadik se çfar ka përjetuar dhe hequr por as ai nuk mund të na flet për traumat që i ka përjetuar atëher sepse i njëjti ka ndrruar jetë dhe me këtë ai me vete në botën tjetër i ka marrë edhe rrahjet, torturat dhe dhembjet që i ka përjetuar. Por unë di vetëm të theme se pas lirimit nga arresti Xhaxhin Sadik e kishin mbajtur dy javë në lëkurë dashi për tia shëruar plagët por edhe për ta rikthyer në jetë.

Një revolucion i dështuar Demokratik në Ballkan. Vdiq Komunizmi Rroftë Neo-Komunizmi

Nëse UDB-a është akoma gjallë atëher është akoma gjallë edhe Komunizmi por me një dallim të vogël.
Psh në Komunizmin e atëhershëm nuk merreshin me ty nëse nuk doje të bëheshe pjesë e Partisë sot në sistemin që ne e njohim si pluralist dhe demokratik stë lënë të qetë derisa nuk të japin librezë partie. Flas për këto librezat e kuqe gjysmën e të cilave për ti hutuar qytetarët i ngjyrosën në të kaltër në të verdhë dhe në të gjelbërt. TURP TURP TURP. Pra ne nuk e paskemi ndryshuar sitemin komunist me Pluralizëm por në vend të tij e paskemi instaluar Neokomunizmin. E ky qenka sitem shumë më i keq, më i padrejtë si dhe më jotolerant se Komunizmi. Më intereson ta di se kush na mashtroi se ky sistemi aktual në të cilin po jetojmë tani është Demokraci. Jo ky është Neokomunizëm që do te thotë se ne kemi deshtuar në Revolucionin për Demokratizimin e shtetit dhe të shoqërisë keshtuqë ne me këtë vetëmse kemi bërë zbritjen e baballarëve të Komunizmit nga pushteti dhe në të i kemi ngjitur femijët apo pas-ardhesit e tyre. Edhe me këtë rast duket se kemi bërë një gabim shumë të madh sepse të parët e tyre të paktën kishin vendosur një sistem qeverisjeje dhe kishin njëfar vetedije për rend e rregull ndërsa këta neokomunistët nuk kane jo vetëm vetëdije por të njëjtët nuk kanë as mend e as tru si duket. Dikush për ta thelluar hutinë tha heshtni se ne tani e fituam të drejtën që ta shajmë sistemin gjë të cilën nuk mund ta bënim më parë. Po kjo është e vërtetë, ne tani po e shajmë pushtetin dhe politikanët por këta po hakmerren edhe më keq se në shekullin e kaluar.Sistemi i atëhershëm të shpallte armik të shtetit por këtë e bënte publikisht dhe individi të paktën e dinte se është i tillë dhe nuk priste më asgjë nga shteti ndërsa sot të shpallin armik në heshtje. Pra këta të sotmit të anashkalojnë dhe degradojnë skajshmerisht. Pra ne sot vertetë mund të shajmë sa të duam por “shpërblimi” për këtë gjë është se ngelim jashta të gjitha rrjedhave shoqerore. Me një dallim të vogël sepse atëher si armik sistemi të arrestonte dhe të burgoste në kampe përqëndrimi,ndërsa sot këta nuk burgosin sepse e dine se duhet të të ushqejnë kot por këta të varrosin për së gjalli duke të keqtrajtuar psiqikisht dhe duke të nënçmuar moralisht. Ajo që është më tragjike “Demokratët” e sotëm qytetarët i lënë pa punë dhe pa profesion pra pa mundësinë që ta sigurojnë egzistencën e tyre. E pa këto njeriu nuk mund të mbetet njeri. Prandaj qytetar të nderuar mos brohoritni Rroftë Demokracia por rroftë Neo-Komunizmi.

Loading...