Udhëheqësit shtetërorë e kanë lartësuar Adem Demaçin në ceremoninë mortore për te. Hashim Thaçi ka thënë se koha kur jetoi njeriu që mbajti 28 vjet burg do të njihet si Epoka e Adem Demaçit
Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se Adem Demaçi kishte trasuar rrugën e çlirimit të Kosovës.

“Parimi kryesor i Adem Demaçit ishte bashkimi i shqiptarëve”, ka thënë Presidenti.

“Adem Demaçi ishte lufta e lavdishme e UÇK-së”, ka thënë ai.

Në ceremoninë shtetërore për veprën e Demaçit, Presidenti ka thënë se ideali i Demaçit ishte më i madh se rrahjet, burgosjet dhe dhuna e Serbisë.

“Adem Demaçi gjithmonë rrezatoi humanizëm, mirëkuptim dhe solidaritet, paqe e guxim”, ka shtuar ai.

Presidenti ka thënë se është i lumtur që ka jetuar në epokën e Demaçit.

Loading...