Në Zhegër të Gjilanit e njohin me emrin Merita, por në Siri ajo quhet Ummu Hamzaa. Merita Aliu ka 5 muaj që e ka braktisur Kosovën, për të marrë rrugën për në Siri.

Mëngjesin e 1 korrikut, 27- vjeçarja kishte dalë nga shtëpia e saj me vetëm një çantë në dorë, pa i treguar askujt se për ku ishte nisur. Familjarët e Meritës, të cilët nuk dëshirojnë të flasin për median, prapa kamerave thoaë se më hallall do të bënin ta mbyllnin në burg sesa atje.

Merita, e ndarë nga burri i saj në Kosovë dhe e martuar sërish në Siri, përshkruhet si një vajzë e qetë. Ditëve para se të nisej ajo vazhdimisht kishte komunikuar me një shoqe nga Prishtina e cila dyshohet se ndodhet në Siri bashkë me fëmijën e saj, pasi burri i është vrarë atje. Kjo e fundit dyshohet se ka qenë edhe iniciatorja e nisjes së Meritës për në Siri.

Në faqen e saj në rrjetin social Facebook ajo ka ndryshuar identitetin dhe tashmë njihet me emrin Ummu Hamzaa.

Familjarët tani kanë humbur të gjitha shpresat se do ta shohin edhe një herë vajzën e tyre.

Merita nuk është e vetmja vajzë që ka marrë një rrugë të tillë. Kjo dukuri tashmë ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, janë plotë 40 shtetase kosovare që në periudha të ndryshme kanë udhëtuar apo gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak. Deri më tani institucionet e sigurisë nuk kanë informacione për ndonjë shtetase të Kosovës të ketë humbur jetën në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak.

Por si arrin propaganda e këtyre grupeve, deri tek vajzat në Kosovë?

Sociologja Sibel Halimi thotë se janë pikërisht rrjetet sociale, ura lidhëse e rekrutimit të tyre. Policia thotë se shumica dërmuese e grave që udhëtojnë për në zonën e konfliktit, udhëtojnë së bashku me bashkëshortin e tyre, por edhe fëmijët nëse kanë. Po ashtu edhe ato të cilat kanë udhëtuar të vetme, pas arritjes së tyre në zonën e konfliktit apo edhe më parë kanë lidhur martesë, kryesisht me persona nga Kosova dhe rajoni të cilët gjendeshin në zonën e konfliktit.

Rruga përmes të cilës ato arrijnë në zonat e konfliktit, nuk është më aeroporti i Prishtinës, por kufiri me Maqedoninë, ku përmes aeroportit të Shkupit nisën për në Stamboll, për të arritur më pas në cakun e tyre. E nuk janë vetëm shkaqet ekonomike, arsyeja e vetme e bashkimit të këtyre vajzave në zonat e konfliktit.

Ndryshe krahasuar me vendet e rajonit Kosova prinë me numër të pjesëtareve që marrinë pjesë në luftërat atje. Kjo dukuri bëhet edhe më shqetësuese kur kihet parasysh fakti se Kosova është ambient shumë më i mirë për tu rekrutuar të rinjtë, për shkak të papunësisë, izolimit dhe mos perspektives së të rinjve.

Vetëm javën e kaluar Policia e Kosovës parandaloi shkuarjen në Siri edhe të një vajze tjetër nga vendi ynë. 20 vjeqarja Nora Zuzaku ishte nisur bashkë me të dashurinë e saj, por u ndalua nga autoritetet e sigurisë në Turqi, për tu kthyer sërish në Kosovë.

Një gjë të tillë autoritetet e sigurisë së Kosovës nuk kanë arritur ta bëjnë për 40 vajza të tjera të cilat nuk dihen nëse do të kthehen gjallë ndonjëherë nga atje./Gazeta Express

Loading...