Udhëtojnë 3.5 km në këmbë për të ndjekur mësimin në Butel 1! (VIDEO)

Mjerim që vite me radhë po e vuajnë nxënësit, që jetojnë në periferi të komunës të Butelit ka këtë fotografi!

Afro 3.5 kilometra udhëtojnë në këmbë çdo ditë nxënësit nga rruga e Rashtakut, për në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski”.

Prindërit e revoltuar kanë bërë kërkesë deri tek komuna, por përgjigjja gjithmonë ka qenë negative!

Nën heshtje për Pa Censurë prindërit thonë se, nuk sigurohet transporti për shkak të përkatësisë etnike.

20 nxënësit që detyrohen të udhëtojnë në këmbë mbi këtë rrugë të shkatërruar janë shqiptarë, prindërit besojnë se për këtë shkak edhe komuna i ka anashkaluar!

Pa Censurë kërkoi deri tek komuna e Butelit që jep një përgjigje, por deri më tani nuk janë përgjigjur!

Do të vazhdojmë të ndjekim këtë problematikë, duke kërkuar me ngulm që të gjindet zgjidhje!

Loading...