UEJL gati turneun e parë në shah kupa “Arbër Xhaferi”, marrin pjesë shahistët më të mirë nga rajoni

Të dielën, në kampusin e madh të UEJL-së, dhe në organizim të këtij universiteti, në Tetovë do të zhvillohet turneu i parë ndërkombëtar në shah kupa “Arbër Xhaferi”.

Turneu fillon në orën 10:00. Do të luhet sipas sistemit zviceran prej 9 xhirove nga 15 minuta plus 10 sekonda shtesë.

Në turne do të marrin pjesë mbi 200 shahistë të njohur nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia.  Pjesëmarrja në turne është falas.

“Gjithcka është gati për këtë turne. Do të marrin pjesë kryemjeshtër dhe intermeshtër të shahut. Ky turne do të shënoj një rekord të ri në Maqedoni për sa i përket pjesëmarrjes dhe kualitetit. Në turne do të prezantojnë edhe federata e shahut e Kosovës, e Shqipërisë, Maqedomisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Vjen edhe kampioni i Shqipërisë, mjeshtri i madh, Lambi Pasku, kampioni i Kosovës, Nderim Saraci, reprezentuesit Afrim Fejzullahu, Përparim Makolli, Endrit Uruci, mjeshtrit e mëdhenj bullgarë, Petar Drenchev, Lubomir Danov, Velislav Kukov, kampioni i Maqedonisë, Filip Pancevski, mjeshtrit e mëdhenj: Dejan Stojanovski, Rolando Kutirov, seleksionues i Maqedonisë, mjeshtri i madh Zvonko Stanojovski dhe shumë emra të mëdhjenj të shahut”, tha Agim Shemshiu, refer i FIDE-së dhe një prej orgnizatorëve të turneut.

Organizatorët me të holla, kupa dhe medalje do të shpërblejnë garuesit më të mirë, ndërsa do të ketë edhe cmime speciale. Turneu do të rangohet edhe në FIDE. /lajm

Loading...