Në organizim të UEJL-së të dielën mbahet tournamenti ndërkombëtar i Shah-ut “Kupa Arbër Xhaferi” që do të zhvillohet sipas të gjitha regullave të FIDE-s dhe pritet të marin pjesë afro 200 shahistë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe Maqedonia. Në pragë të ktij eventi ndërkombëtarë sot në hapësirat e UEJL-s u mbajtë konferencë me gazetarë. Përgjegjësi i departamenit të sportit Menan Memedi me ketë rast theksoi

Në kuadër të deparatmentit të sportit janë edhe aktivitetet sportive, por edhe klubet e sporteve të ndryshme siç është futbolli, basketbolli, ping pong, shah, skijim. Këtë vit në fillim të vitit të ri akademik vendosëm që të organizojmë edhe një turne në shah

Kryetari i klubit të shahut Muharem Etemi i cili njëherit është edhe drejtor i këtij turnamenti ndërkombëtar, theskoi se organizimi është bërë në koordinimin me Federatën ndërkombëtare të Shahut.

Përgatitjet konkrete kanë filluar diku në qershor e tani mendojmë se jemi gati për për t’i pritur mysafirët. Pjesëmarrës do jenë shahistët më të mirë nga katër shtete, nese nuk do kemi edhe më tepër”.

Referi i FIDE-s Agim Shemshiu theksoi se sistemi i turneut do të jetë në shah rapid.

“Sistemi i garimit është në 9-të xhiro dmth sistemi zviceran, ku sistemi i garimit është fitues me fitues. Pas xhiros së tretë dhe të katërt ai që është fitues me 3 pikë dhe ai 3 pikë mund të ndeshen në xhiron e katërt”

Turneu do të zhvillohet në hollin e rektoratit të UEJL-së me fillim në orën 09.30, ndërsa do ta shpallë të hapur rektori Abdilmenaf Bexheti. Organizatori për fituesit e këtij eventi të shahut do të ndanë shpërblime adekuate. /Sh. S. /

Loading...