Uikiliks: Qeveria e vitit 2008 ka qenë e gatshme të pranojë emrin Republika e Maqedonisë Veriore

Qeveria e Maqedonisë në vitin 2008 ka qenë e gatshme të pranojë emrin Republika e Maqedonisë Veriore apo Republika e Maqedonisë së Veriut, përfshirë njohjen e gjuhës maqedonase dhe kombit, thuhet në një dokument të klasifikuar të ambasadës amerikane në Shkup, të publikuar nga Uikiliks.

Dokumenti i klasifikuar i titulluar “Për çfarë kanë nevojë maqedonasit që ta zgjidhin çështjen e emrit” mban datën 29 korrik 2008. Në dokument ambasadorja e atëhershme Millovanoviq shpreh konkluzionet e saj pas takimit me lidershipin në atë kohë Presidentin Branko Cërvenkovski dhe kryeministrin Nikolla Gruevski duke thënë se kushtet janë të pranueshme për Maqedoninë, përfshirë siç citohet: emri Republika e Maqedonisë Veriore apo Republika e Maqedonisë së Veriut”. Dokumentin e ka publikuar e përditshmja greke Kathimerini.

Loading...