Pritshmëritë në Kosovë para ndeshjes me Ishujt Faroe për Nations League janë të lartë. Të gjithë mendojmë për fitoren, aq më tepër në takimin e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kapiteni Samir Ujkani në konferencën për shtyp deklaroi se përtej presionit të rezultatit, skuadra duhet të nderojë  këtë figure të madhe të futbollit kosovar, emri i të cilit është përjetësuar me stadiumin e ri.

“Presioni është i madh për të marrë fitoren, jemi përgatitur shumë në këtë ndeshje të parë në “Fadil Vokrri”. Kemi dy vite që presim për të luajtur në stadiumin tonë. Duhet të nderojmë emrin e ish-presidentit “Fadil Vokrri”

Kosova ka fituar në miqësore me Ishujt Faroe para dy vitesh, por situata sipas Ujkanit, është krejt ndryshe.

Atmosfera është shumë e mirë brenda grupit. Jemi djem të mirë dhe e duam Kosovën. Jemi si vëllezër. Kemi fituar me Ishujt Faroe në miqësoren e parë ndërkombëtare pas njohjes nga FIFA, tani është krejt tjetër, sepse luhet për pikë. Ne do të japim maksimumin për të gëzuar popullin tonë.

Shitja e të gjitha biletave tregon interesimin e madh të publikut në Kosovë. Kapiteni Ujkani shprehet se ky fakt duhet të shërbejë si një motiv më shumë për të marrë 3 pikët.

Interesimi në Kosovë për futbollin dhe veçanërisht për përfaqësuesen është shumë i madh. E kemi problem për të gjetur bileta për familjarët tanë. Gjithsesi ky interesim më bën të lumtur dhe na motivon më shumë për të fituar. Do të kërkojmë të japim maksimumin për të bërë të lumtur tifozët.

Loading...