“Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”, rikthehet Joachim Low me veprimin e “famshëm”

Ju kujtohet shprehja e famshme popullore: “Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”. Këtë herë kjo shprehje i drejtohet trajnerit të Gjermanisë, Joachim Low.

Low iu rikthye sërish vesit për të kapur hundën, dhe më pas për të ngrënë gjërat që gjen aty brenda.

Mediat e kanë përshkruar këtë veprim të trajnerit si “hajmali” të ekipit, e cila u sjell fat kombëtares gjermane, gjë që e tregoi dhe mbrëmë duke triumfuar në fund të ndeshjes.

Kjo nuk është hera e parë që tekniku gjerman bën një gjest të tillë pasi ai mbahet mend dhe në edicionet e mëparshme të Kupës së Botës apo Europian.

Loading...