Maqedoni

Ulet numri i deputetëve të opozitës, Sazdovski i GROM bëhet i pavarur

deputet

Zvogëlohet numri i deputetëve nga koalicioni i opozitës i drejtuar prej VMRO-së, Çedomir Sazdovski ka lëshuar rradhët e Grom dhe bëhet deputet i pavarur.

Ky informacion jozyrtarë po shpërndahet në qarqet politike, Sazdovski një nga dy deputetët e Grom nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me këtë, ndërkohë që nënkryetari i partisë Lupco Prenxhov ka thënë se për herë të parë dëgjon mbi këtë informacion, ndërkohë që shërbimet parlamentare akoma nuk kanë ndonjë lajmërim zyrtarë nga ai.

Emri i Sazdovskit shpesh është përmendur për kombinatorika partiake, ai ka qenë anëtarë i LSDM dhe në vitin 2013 e ka lëshuar atë pikërisht në zgjedhjet e fundit lokale për shkak të pakënaqësive, derisa njihet si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Jakimovskit.

Mirëpo nuk është hera e parë që spekulohet se ai nuk pajtohet me politikat e koalicionit opozitarë, nëse ai lëshon opozitën VMRO do numërojë 50 deputet ndërsa partitë qeveritare po aq, në parlament tashmë ka 5 deputet të pavarur të cilët përkrahin politikat e qeverisë. /Zhurnal/

To Top