Ngjarja e djeshme ka tronditur gjithë Fierin, ku drejt një lokali është qëlluar me breshëri plumbash.

Agim Boriçi, pronari i lokalit ka dëshmuar në polici ku është shprehur se në fakt nuk ka probleme me askënd dhe se nuk është i “tmerrshmi” i Fierit dhe as pjesëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes, sic u supozua.

“Nuk kam probleme me askënd dhe nuk dyshoj tek askush”, -mësohet të ketë thënë ai.

Nipi i pronarit, ka kuptuar që makina që po lëviste para lokalit ishte e dyshimtë dhe i ka kërkuar të ulen që dikush po i qëllon.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima ndërkohë që ka nisur hetimi intensiv nga policia. /albeu.com/

Loading...