Ejup Berisha

Pavarësia e Kosovës ka qenë punë e kryer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Këtu nuk ka pasur dhe nuk ka kurrfar dyshimi dhe hamendje, pra amerikanët dhe politika e tyre zyrtare kanë qenë pro dhënies së shtetësisë së Kosovës. Ishte Presidenti Xhorxh Bushi i vjetri tanimë i ndjeri i cili në kohën e mandatit të tij ia pati bërë me dije ish diktatorit serb Sllobodan Millosheviç se është një linjë e kuqe që nuk guxon ta tejkalojë e kjo është Kosova. Kjo ishte në kontekst të përdorimit të dhunës që ishte aktuale në vitet e 90 në teritoret e Ish jugosllavisë e që ishte një prej metodave që e përdorte ish diktatori Millodheviç për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Në të njëjtën gjatësi valore me ish Presidentin tanimë të ndjerë Xhorxh Bush kanë qenë edhe dy Presidentët e mëparshëm që e pasuan Bushin në fronin e Presidentit ato janë Bill Klinton dhe Xhorxh W Bush i riu që njëherësh është edhe i biri i Xhorxh Bush të vjetrit, të cilët aspiratën dhe idenë e popullit të Kosovës e kurorzuan me dhënien e lejes për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008. Se SHBA-të kanë qenë shumë të interesuara dhe tepër seriozisht të angazhuara që Kosova të bëhet shtet këtë gjë e pati vërtetuar edhe ish Presidenti i Mqedonisë Branko Cërvenkovski.Ai në një aheng të organizuar me gazetarë rastin e ndërrimit të motmoteve 2007/08 atëher pat thënë. Citat Crvenkovski: Sa i përket zgjidhjes së statusit të Kosovës amerikanët janë shumë të prerë në këtë drejtim. Ata janë të interesuar që Kosova të shpellet shtet Sipas tij përfaqësuesit zyrtar amerikan janë lajmëruar dhe kanë thënë se Pavarësia e Kosovës do të shpallet në muajin shkurt të vitit 2008. Gjithnjë sipas fjalëve të Cërvenkovskit amerikanët atë kohë kanë pasur porosi të qartë dhe shumë të prerë deri te të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit që nëse nuk duan ta ndihmojnë këtë proces të paktën të mos tentojnë apo të mos e marrin guximin që ta pangojnë. Pra kjo flet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë fuqishëm kanë qenë të interesuara që sa i përket Kosovës me qëllim të përmirësimit të një padrejtësie shumë të madhe shekullore që të përkrahet dhe të realizohet ideja për shpalljen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur nga Serbia,Kjo pra e pati aneksuar me dhunë Kosovën në vitin 1989.
Vlenë të theksohet se Kosova me rastin e përcaktimit të rendit të ri botëror në shekullin e 20 u nda nga Shqipëria me marrëveshje të ndryshme të fshehta dhe të dyshimta dhe iu fal Serbisë . Pandaj duke e pasur parasyshë faktin se Amerika dhe amerikanët kanë qenë jo vetëmse shumë fuqishëm të interesuar por edhe janë angazhuar shumë realisht dhe seriozisht rreth idesë së shpalljes së Kosovës shtet populli shqiptar duhet ti jetë përher falenderues popullit të Amerikës për kontributin dhe angazhimin e madh të tyre për ta përkrahur dhe finalizuar idenë për shpalljen e Kosovës shtet. Vlenë të theksohet se këtu nuk ka munguar as angazhimi maksimal i popullit shqiptar të Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve në përgjithësi për ta krijuar shtetin e Kosvës. Por gjithkush duhet ta ketë të qartë se pa përkrahjen dhe ndihmën shumë të madhe të amerikanëve kjo ide nuk besoj se do të realizohej ashtu siç u realizua në vitin 2008. Prandaj të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët si komb duhet përkrahur Amerikën dhe duhet falenderuar shumë kombin amerikan për ndihmën shumë të madhe dhe përkrahjen e padiskutueshme që Kosova të jetë shtet. Kjo duhet të jetë një mësim edhe për disa politikan shqiptar në Kosovë,Shqipëri dhe në Maqedoni se duhet forcuar lidhjet dhe bashkpunimin me Amerikën. Aleancat progresive dhe të sinçerta duhet përkrahur por nuk duhet harruar se vetëmse aleanca e shenjtë me SHBA-të përher ka sjellur dhe sjell realizim të ideve dhe aspiratave të mëdha dhe shumë të rëndësishme për popullin shqiptar. Rroftë Amerika,Zoti e bekoftë atë dhe popullin amerikan.
Gazeta Lajm

Loading...