Shkruan Sermet Sulejmani

Tek një popull që ka vuajtur mija vjet, të cilët akoma besojnë se kali i Skënderbeut edhe qeni i Odiseut Argusi kanë fluturuar nga një kodër në tjetrën, padiskutim që do ta besojnë se Talati duhet shpallur hero! Të besosh që shqipja është bërë zyrtare dhe barabartë me maqdonishten, është njësoj sikur të thuash se në Maqedoni nga sot s’ka më asnjë intelektual – po ka vetëm bufallenj. E besoni ju këtë? Ju, ju, pak shqiptarë që keni dy gram koqe mend?! Sepse s’është hera e parë që ne me vetëdëshirë duam të gënjehemi. Apo jo. Të lashtët thonin se “asgjë nuk mund të ndodhë vetëm një herë, dhe asgjë nuk është e rastit”! Këtë besoj unë. Për ju s’e di. Ju mbase edhe budallallëkun e djeshëm që përsëritet e ripërsëritet (si dikur me Azem Vllasin), sot (mos o zot!) shqiptarët s’e kanë larg kur Talatin( si dje Selën) do ta shpallin – hero! Për çfarë? Për ligjin e shqipes si gjuhë që plotëson 20%!? Për barabarsinë me romët e Shutkës? Epo, unë nga sot, për një kohë, do ta kem kënaqësinë të jem një treglodit, një banor, pa gjuhë, pa zë, pa artikulim, derisa veprimet e budallenjëve t’i kapërcejnë pritshmëritë e të mençurve!…

Loading...