Ejup Berisha
Une kameë vazhduar me punën time intelektuale, me angazhimin shkencor apo do të thoja më së shumti me hulumtimin praktik të zbatimit të Demokracisë në vendin tonë dhe me gjërë. Dhe si fryt i kësaj pune intensive analitike kamë ardhur në përfundim se te ne po zbatohet një model specifik i Demokracisë të cilin unë e kamë emëruar si Demokraci parciale apo të favoreve. Ky model është produkt i Partive të tanishme politike. Këto subjekte në vend se në shtet të rekrutojnë kuadro të tyre me qëllim që ti shërbejnë shtetit këta të fundit e kanë instrumentalizuar shtetin për tu shërbyer interesave të individëve dhe grupeve të caktuara që janë në shërbim të tyre e që në raport me shumicën e qytetarëve janë pakicë. Pra te ne Demokracia është parciale apo e favoreve sepse përmes saj vetëmse individ ,grupe politikanësh, njerëz të grumbulluar rreth tyre, pastaj edhe individ me plotkuptimin e fjalës hajdut mafioz dhe delikuent ordiner apo përkthyer me shkurt njerëz që nuk qajnë kokën për interesat e përgjithshme të shoqerisë por vetemse për interesa individuale dhe grupore të tyre bëjnë çfar të duan sepse këtë ua mundësojnë Partitë politike. Pra këto subjekte politike këtyre u mundësojnë që të favorozohen në raport me shumicën e qytetarëve të cilët diskriminohen skajshmërisht për shkak se këtyre nuk u mundësohet asgjë e pjestarëve të qytetarëve pakicë u mundësohen gatise të gjitha gjërat apo këtyre u mundësohet që të bëjnë gatise çtë duan. Në këtë model të Demokracisë parciale apo të facoreve bartës, apo dhe shfrytëzues të pushtetit janë pakica e njerëzve që u permendën më lartë, ndërsa ata që obligohen që tu binden urdherave të tyre janë qytetarët e rëndomtë të cilët nënshtrohen pamëshirshëm me të gjitha metodat dhe mjetet e dhunahme dhe jo të dhunëshme dhe atë çdo urdhëri të dhënë. E di që ju inteteson që ta dini se çka është Modeli i Demokracisë parciale apo ai i favoreve. Pra me këtë model në aspekt praktik Demokracia funkcionon vetëm për një pakicë të caktuar të qytetarëve apo vetëmse për ata që në bazë të pozicioneve politike i favorizojnë partitë politike. Nga ana tjetër shumica e qytetarëve është e privuar nga e drejta që ti gëzojë frytet e zbatimit të Demokracisë. Pra me këtë rast përfitimet resurset dhe të mirat materiale të cilat duhet të jenë të perbashketa apo të cilat duhet tu takojnë të gjithëve në shoqëri padrejtësisht përvetësohen nga ana e disa njerëzve apo grupeve të caktuara gjë që nuk është në rregull apo në frymën demokratike. Pasiqë në sistemet demokratike këto u takojnë të gjithë qytetarëve. Dhe me këtë rast askush nuk bën asgjë për ta ndryshuar këtë gjendje të pavolitëshme. Kështuqë siç thashë më lartë atyre që janë në majën e kierarkisë shtetërore dhe shoqërore u jepet mundësia që ti rrisin përfitimet dhe të mirat material, ndërsa qytetarëve nga ana tjetër u jepet shumë pak prej këtyre të mirave apo këtyre su jepet as ajo minimalja për të bërë një jetë normale. Kjo i bie se nëse pakica e qytetarëve i kanë një milion euro pasuri këtyre u mundësohet që ti bëjnë dy, tre, katër, pesë e më shume miliona euro ndërsa qytetarët nuk mund ta ngopin siç duhet as barkun e tyre me bukë. Pse ndodh kjo kështu sepse gjithkush që ka mundesi që ti rrisë të mirat materiale do të vazhdoj ta bëjë një gjë të tillë e të tjerëve u mohoet kjo, apo shkurt thënë kush nuk i ka këto mundësi askuj asgjë. E Demokracia është krijuar që më së shumti tu krijojë favore apo mundësi për një jetë më të mirë qytetarëve të rëndomtë. Ndërsa nga ana tjetër shumica e qytetarëve nga ana e tyre për të mos të hyre në konflikt me njerëzit të cilët përfitojnë në kurriz të tyre dhe me partitë politike nuk ndërmarrin asgjë që ta ndryshojnë këtë realitet të padrejtë por vetëmse heshtin dhe me këtë rast si rezultat i heshtejes së tyre ua mundësojne gjërat e tilla pakicës së pangopur të njerëzve për para dhe pasuri por dhe për përfitime tjera jomateriale siç janë psh rritja e forces, pozicioneve shoqërore dhe perstigjit të tyre. Prandaj unë Demokracinë që mbisundon te ne e quaj Demokraci parciale apo të favoreve. Ndërsa në aspekt teorik Demokracia si model apo sistem i qeverisjes duhet ti favorizojë nëse jo të gjithë qytetarët këtë ajo duhet ta bëj për shumicën e tyre. Më tej në kontekstin që u fol deri tani duhet pasur parasyshë se favorizimi nuk është element i demokracisë por i autokracisë sistemit kundërshtar të Demokracisë. Prandaj duhet bërë përpjekje që të eliminohen favoret dhe të vendoset sistemi i zbatimit të demokracisë më të drejtë dhe më gjithpërfshirëse në të cilën pëfitimet dhe të mirat materiale do të shpëndahen në mënyrën më korrekte dhe më reale në shtet. Kjo nënkupton që të gjithë në shoqëri dhe shtet të përfitojnë në bazë të angazhimit të mirëfilltë gjatë procesit të punëve dhe në bazë të kontributeve të dhëna në angazhime konkrete shoqerore. Pra gjithmonë duke e pasur parasyshë që të eliminohen favoret,por edhe më tej edhe njëher përsëris puna dhe angazhimet gjithmonë të bëhen në interes të rritjes së përfitimeve për të gjithë. Ndërsa përvetësimet e padrejta dhe vjedhjet e dhunshme nuk duhet të llogariten si aktivitete të lejueshme shoqëror por të njejtat duhet të ndalohen me ligj. As imponimi i vullnetit të një pakice ndaj shumicës së qytetarëve nuk duhet të llogaritet si veprim demokratik por si akt që e kufizon demokracinë. E demokracia nuk duhet të kufizohet por për qëllime humane asaj duhet krijuar mundësi-favore dhe kushte që të rritet sepse kur kjo rritet do të rritet edhe forca por edhe mundësite e shumicës së qytetarëve me qëllim që këta tu kundervihen padrejtësive të njerëzve egoist në shtet. Dhe kur jemi te favoret këto duhet lejuar por vetëmse me qëllim të thellimit të proceseve demokratike në shoqëri dhe me idenë që të pamundësohen tentimet për kufizimin e forces së demokracisë, tendenca që janë aktuale një kohë të gjatë te ne në rajon dhe më gjërë nëpër botë. Prandaj le të eliminohen favoret me qëllim që të rritet dhe zgjërohet demokracia perndryshe ajo do të mbetet gjithmonë e vogël dhe e pafuqishme në raport me unin dhe apetitet e mëdha të pakicës së qytetarëve që janë pjesë e Partive politike të cilat u rrinë mbrapa këtyre njerëzve.

Loading...