Universiteti i Tetovës, shënon ngritje në ranglistën e Webometrics

Universiteti i Tetovës, edhe këtë vit ka shënuar ngritje në ranglistën e Webometrics. UT, nga pozita e tetë vitin e kaluar, sivjet është renditur e pesta në nivel nacional. Universiteti “Kirili dhe Metodi” (UKM) në Shkup është universiteti që vazhdon të radhitet në vendin e parë në rangimin e Qendrës publike për hulumtime Webometrics. Në fund të listës së Webometrics gjenden Akademia e Biznesit “Smilevski”, në Shkup, “Euro Kolegji” i Kumanovës, si dhe Akademia Ushtarake “Goce Dellçev”.
Webometrics është ranglista më gjithëpërfshirëse e vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë në të cilën vlerësohen rreth 30 mijë universitete nga e gjithë bota dhe konsiderohet si një nga ranglistat më të rëndësishme, sepse ndjek trendet e transformimit të arsimit të lartë me mbështetjen e teknologjisë së komunikimit e informimit. Rangimi bëhet në bazë të kritereve si hulumtimet shkencore, botimet, numri i studentëve, si dhe përmbajtja dhe shpërndarja e informacioneve nga burimet elektronike nga institucionet e arsimit të lartë.

Loading...