Universiteti “Nënë Tereza” ka informuar se nuk e ka punësuar kryetaren e partisë “Zëri Maqedonas” dhe ish-deputeten, Sollza Gërçeva, e cila është eksperte me titujt shkencor në sferën e teknologjisë.

Në një dokument të publikuar ditë më parë nga një konkurs i UNT, Gërçeva ishte ndër tre kandidatet që ishte pranuar nga komisioni recenzues. Por pas këtij lajmi në INA, Bujar Kajolli nga UNT ka mohuar se është bërë punësimi i ish-deputetes që është e njohur në opinion me qëndrimet kundër ligjit të ri për gjuhët, por edhe protestat e fundit ku mbizotëruan thirrje raciste edhe ndaj
shqiptarëve.

“Listën e plotë të stafit akademik në UNT mund ta gjeni në vegëzën në vijim:
http://unt.edu.mk/sq/stafi-akademik/. Në këtë listë nuk figuron një emër i tillë. Mendimi i Komisionit recensues nuk do të thotë edhe pranim në punë. Për më saktë, e njejta nuk është e angazhuar as si staf i rregullt akademik e as si staf i jashtëm (bashkëpunëtor i jashtëm)”, theksoi Kajolli nga njësia për menaxhim me burimet njerëzore pranë këtij universiteti në Shkup.

Por, në një konkurs të shpallur më 15.11.2017, ajo ka qenë si kandidate mes edhe dy profesorëve të njohur dr. Vesna Antoska dhe dr.Zoran Gacovski, për programin studimor “Planifikim, Automatikë dhe Teknologji” në studimet e shkencave teknologjike. Komisioni recenzues kishte vendosur për Grçevën.

Loading...